Kërkoi lirinë nga burgu, shtyhet seanca për Metën! Gjyqtari shpall moskompetencën, ja arsyeja

Kërkoi lirinë nga burgu, shtyhet seanca për Metën! Gjyqtari shpall moskompetencën, ja arsyeja

Ka përfunduar seanca në GJKKO për ish-Kreun e Shtetit, Ilir Meta, i cili kërkoi lirinë. Mësohet se seanca ndaj Presidentit të PL-së është shtyrë, kjo për shkak se gjyqtari Erjon Bani ka shpallur moskompetencën për të vendosur në lidhje me zëvendësimin e masës së sigurisë “arrest në burg” për Ilir Metën Shpallja e moskompetencës u bë pas kërkesës së avokatit Kujtim Cakrani, kjo për shkak se Erjon Bani nuk ka qenë gjyqtari i çështjes së Ilir Metës, por ka qenë i gatshëm. Vetë ish-Kreu i Shtetit, nuk ishte i pranishëm në seancë dhe u përfaqësua nga avokatët e tij. “Ilir Meta do të lirohet, nuk ka arsye që të vazhdojë në paraburgim. Beteja do të vazhdojë”, tha avokati i tij. Më 6 Gusht, përfaqësuesit ligjorë të Ilir...