Kërkoi lirinë me kusht për arsye shëndetësore, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

Kërkoi lirinë me kusht për arsye shëndetësore, shtyhet seanca për ish-kryebashkiakun e Kukësit, Safet Gjici

Është shtyrë seanca gjyqësore në lidhje me kërkesën e ish-kryebashkiakut të Kukësit, Safet Gjici, për lirinë me kusht për arsye shëndetësore. Shkak i shtyrjes është bërë mungesa e prokurorëve të çështjes të cilët ndodhen në një trajnim me OSBE për zgjedhjet e 11 majit 2025, ndërsa seanca e radhës është caktuar të mbahet më datë 18.02.2025. Ish-kryebashkiaku i Kukësit është dënuar me formë të prerë nga Apeli i GJKKO me 3 vite burgim, për “korrupsion pasiv”, pas skandalit seksual në zyrën e tij, i publikuar në qershor 2023.
Burimi: Kohajone.com