Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kërkoi heqjen e sekuestros ndaj pronës, Gjykata e Lartë vendos mospranimin e rekursit të Ajola Xoxës
Gjykata e lartë ka rrëzuar rekursin e Ajola Xoxës dhe nënës së saj, Valbona Xoxa. Raportohet se në rekurs kundërshtohej vendimi i apelit për sekuestron e një banese në Qerret të vendosur nën sekuestro nga SPAK. Rekursi është depozituar edhe nga dy shoqëri që kërkuan heqjen e sekuestros së vendosur në muajin mars. “Vendosëm mospranimin e rekursit të paraqitur nga ankuesit, shtetasja Ajola Xoxa, shoqëria “Partners Law” sh.p.k., dhe shoqëria “Ava Studion” sh.p.k., kundër vendimit nr. 12 (87-2025-84), date 13.03.2025, të Gjykatës së Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar”, thuhet në vendimin e GJL.