Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkoi 4 mijë euro ryshfet, SPAK përfundon hetimet dhe dërgon në Gjykatë dosjen e avokatit Bardhi Koçi
SPAK ka përfunduar hetimet dhe ka dërguar për gjykim çështjen penale në ngarkim të avokatit Bardhi Koçi dhe shtetases Pranvera Meshi, të akuzuar për ushtrim të ndikimit të paligjshëm ndaj funksionarëve publikë. Sipas SPAK, Bardhi Koçi, me profesion avokat dhe në kohën e kryerjes së veprave penale i punësuar si auditues në Kontrollin e Lartë të Shtetit, akuzohet për tre episode të ushtrimit të ndikimit të paligjshëm. Ndërsa edhe Pranvera Meshi akuzohet për të njëjtën vepër. Njoftimi: Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pas përfundimit të hetimeve, dërgoi gjykim më 05.08.2025, procedimin penal, nr.229/1 viti 2021 në ngarkim të të pandehurve: 1.Bardhi Koçi, i akuzuar për veprën penale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, (tre episode) parashikuar...