Kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi/ Lapaj vijon betejën, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ…

Kërkohet njohja e dorëheqjeve nga kandidimi/ Lapaj vijon betejën, “Shqipëria Bëhet” ankimon në KAS vendimin e KQZ…

Në këtë mënyrë do t’i hapej rruga marrjes së mandatit nga Adriatik Lapaj, i cili ishte edhe drejtuesi i koalicionit “Nisma Shqipëria Bëhet” në zgjedhjet e 11 majit. Lëvizja “Shqipëria Bëhet” ka depozituar në Komisionin e Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) një ankesë zyrtare kundër vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), i cili i dha mandatin e deputetit për Qarkun Tiranë kandidates Kleana Xhuveli. Sipas përfaqësuesve të SHB, vendimi i KQZ-së është i pavlefshëm pasi kandidatët në listën e mbyllur për këtë qark, përfshirë edhe Xhuvelin, kanë dorëzuar paraprakisht dorëheqje nga kandidimi, para nisjes së procesit të numërimit të votave...