Kërkohej që prej një jave nga familjarët/ Gjendet i pajetë turpi i një 72-vjeçari në Fier (Emri)

Kërkohej që prej një jave nga familjarët/ Gjendet i pajetë turpi i një 72-vjeçari në Fier (Emri)

Trupi i një 72-vjeçari në Fier është gjetur i dekompozuar, teksa u denoncua i zhdukur një javë më parë. “Në tokat e fshatit Sektor Seman, është gjetur i dekompozuar, trupi i pajetë i shtetasit M. Sh., 72 vjeç, banues në Fier. Nga kqyrja paraprake, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njofton policia. Ai ishte shpallur në kërkim në datë 12.07.2025, nga Komisariati i Policisë Fier, pas kallëzimit të bërë nga vëllai i tij për largim nga banesa. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të vdekjes.
Burimi: Sot.com.al