Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Kërkohej për trafikun e 1 ton droge me gomone drejt Italisë, arrestohet i fshehur në Francë truproja i Saimir Tahirit
Arrestohet në Francë ish-truproja e ish-ministrit të Brendshëm, Saimir Tahiri, i kërkuar për operacionin e koduar “Shpirti”, për trafikun me gomone të ngarkesës prej 1 ton drogë drejt barit të Italisë rreth një dekadë më parë. Policia e Shtetit konfirmoi sot prangosjen e 50-vjeçarit me qëllim ekstradimi, në operacionin e koduar “The Wanted” dhe i zhvilluar në bashkëpunim me partnerët francezë. I arrestuari është Paul (Agustin) Deda, një prej të akuzuarve dhe të pandehurve të dosjes së operacionit “Shpirti”. SPAK e kishte të skeduar si pjesë e organizatës kriminale në fjalë dhe të shpallur në kërkim për trafikimin e mbi 1 ton kannabis...