“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

“Kërkesat e Arlinda Zekajt u neglizhuan”- Arsyetimi i Këshillit Prokurorial për pezullimin e dy prokurorëve, detajet e hetimit

Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK) ka vendosur të pezullojë nga detyra kryeprokuroren e Prokurorisë Themelore në Pejë, Lumturije Vuçetaj, dhe prokuroren Arlinda Nallbani-Gacaferri, e cila kishte trajtuar rastin e Arlinda Zekajt, e vrarë më 25 tetor. Vendimi vjen pas nisjes së procedurave disiplinore ndaj tyre, për shkak të dyshimeve për mosveprim dhe neglizhencë në trajtimin e kërkesave urgjente të viktimës. Sipas arsyetimit të KPK-së, kryeprokurorja Vuçetaj ishte në dijeni të kërkesave të përsëritura të Arlinda Zekajt, si dhe të rrezikut që i kanosej jetës së saj. Ajo kishte marrë informacion edhe përmes raporteve të prokurorëve që kishin trajtuar rastet e Zekajt, njoftimeve zyrtare të Policisë së Kosovës dhe komunikimeve nga Këshilli Prokurorial dhe Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit. Megjithatë, sipas KPK-së, Vuçetaj nuk kishte ndërmarrë...