Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kërkesa e PS për vlefshmërinë e votave me shenjë jashtë kuadratit, KAS rrëzon socialistët
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka rrëzuar kërkesën e Partisë Socialiste. PS propozoi që votat për kandidatët të konsideroheshin të vlefshme edhe nëse shenja e votimit (x ose +) ishte vendosur jashtë kuadratit, por ku shprehej qartë vullneti i zgjedhësit. Sipas vendimit të KAS-it, kjo praktikë nuk mund të pranohet dhe votat që nuk përmbushin kriterin e vendosjes së shenjës brenda kuadratit përkatës nuk do të llogariten si të vlefshme.