Kërkesa e këshilltarëve të PS për SPAK/ Teliti: Mbledhja s’është leje për të marrë ajër Veliaj. Po mban peng bashkinë
Nënkryetari i Këshillit Bashkiak të Tiranës, Dorian Teliti, ka deklaruar se kërkesa e drejtuar SPAK-ut për të sjellë Erion Veliajn nga paraburgimi në mbledhjen e javës së ardhshme nuk është një vendim i përbashkët i Këshillit, por dëshirë ekskluzive e mazhorancës socialiste. Në një intervistë për MCN TV, Teliti sqaroi se kryesia e Këshillit nuk është mbledhur dhe as nuk ka diskutuar për një kërkesë të tillë, duke akuzuar të majtët se po përpiqen ta shesin politikisht sikur është një vullnet i të gjithë këshilltarëve. ‘Jemi njoftuar nga mediat që Këshilli Bashkiak paska bërë një kërkesë drejtuar SPAK dhe Drejtorisë së Burgjeve për të siguruar pjesëmarrjen e Erion Veliajt në mbledhjen e Këshillit Bashkiak. Në dijeninë tonë, një nga anëtarët e mazhorancës i ka bërë...
Burimi:
syri.net