Kërcënonte me thikë bashkëshorten, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

Kërcënonte me thikë bashkëshorten, arrestohet 64-vjeçari në Korçë

Policia në Korçë ka parandaluar një krim të mundshëm në familje, duke vënë në pranga një 64-vjeçar, i cili kanoste me thikë bashkëshorten e tij. “Shërbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, pas marrjes së njoftimit se në lagjen nr. 11, Korçë, një shtetas kanoste me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, menjëherë kanë organizuar punën për parandalimin e ngjarjes së mundshme kriminale dhe vënien e autorit përpara përgjegjësisë penale. Si rezultat i reagimit në kohë dhe i veprimeve profesionale të shërbimeve të Policisë, është arrestuar në flagrancë shtetasi A. L., 64 vjeç, banues në Korçë, i cili dyshohet se ka...
Burimi: Javanews.al