Kërcënoi një person duke qëlluar me armë zjarri, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Durrës

Kërcënoi një person duke qëlluar me armë zjarri, shpallet në kërkim 37-vjeçari në Durrës

Një 37-vjeçar dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri ndërsa drejtonte automjetin, në përpjekje për të kanosur një shtetas në Durrës. Në lidhje me këtë ngjarje është shpallur në kërkim edhe një 25-vjeçar, pasagjer në të njëjtin automjet, i dyshuar për moskallëzim krimi. Sipas njoftimit të Policisë, ngjarja u denoncua një ditë më parë nga shtetasi D. K., 50 vjeç, i cili ka raportuar se është kanosur me armë nga një person ende i paidentifikuar në momentin e kallëzimit. Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit nisën menjëherë hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe identifikimin e autorëve. Nga të dhënat...
Burimi: Top-Channel.tv