Kërcënoi me pistoletë një 40-vjeçare pas sherrit për motive të dobëta/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Kërcënoi me pistoletë një 40-vjeçare pas sherrit për motive të dobëta/ Arrestohet 37-vjeçari në Tiranë

Një 37-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga policia, pasi kanosi me armë zjarri një 40-vjeçare. Bëhet e ditur se pas një sherri për motive të dobëta ai ka kërcënuar me pistoletë 40-vjeçaren. Gjatë kontrollit në banesë atij iu gjetën 2 armë gjahu, armë të ftohta dhe municione luftarake, të cilat janë sekuestruar më pas nga policia. ndërkohë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme. Njoftimi i Policisë: Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Prevention”, për parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale. Kanosi me armë zjarri pistoletë, një 40-vjeçare, për motive të dobëta, dhe posedonte armë gjahu, armë të ftohtë...
Burimi: Syri.net