Burimi:
Kohajone.com

Foto © Kohajone.com
Kërcënoi bashkëshorten me armë zjarri, arrestohet 40-vjeçari në Kamëz
👁7085
Policia ka parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale në familje, duke arrestuar në flagrancë Agron Mici, 40 vjeç, banues në Kamëz. Ai dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe ka kërcënuar me armë zjarri bashkëshorten e tij. Operacioni u zhvillua në kuadër të planit të reagimit të menjëhershëm “Reagimi”, me ndërhyrjen e strukturave të Krimeve të Rënda, Komisariatit Nr. 5 dhe Forcës së Posaçme “Shqiponja”. Gjatë kontrollit në banesë, u sekuestrua një armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak. Materialet procedurale janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.