Kërcënohet kreu i IKMT Shkodër, i lanë një kurorë mortore në portën e banesës

Kërcënohet kreu i IKMT Shkodër, i lanë një kurorë mortore në portën e banesës

Një akt i qartë kërcënimi është regjistruar në fshatin Sektor të Velipojës, ku një kurorë me lule – simbol tradicional i vdekjes – është lënë në portën e banesës së prindërve të Emiljano Nikës, drejtor i Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit (IKMT) në Shkodër. Ngjarja është kallëzuar menjëherë në polici dhe konsiderohet një paralajmërim i drejtpërdrejtë për hakmarrje. Emiljano Nika është një nga zyrtarët që ka drejtuar aksionet e fundit për prishjen e ndërtimeve pa leje në zonën e mbrojtur të Thethit, operacione që janë shoqëruar me tensione të larta dhe kundërshtime të forta nga banorët e zonës. Policia...
Burimi: Kohajone.com