Kërcënimet bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, Trump: Ne jemi të përgatitur

Kërcënimet bërthamore mes SHBA-së dhe Rusisë, Trump: Ne jemi të përgatitur

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump njoftoi dje se do të dërgonte dy nëndetëse bërthamore amerikane në zonat përkatëse pas mosmarrëveshjeve me Rusinë. Trump nuk specifikoi nëse këto janë nëndetëse me energji bërthamore apo armë bërthamore. Duke ndjekur protokollin e konfidencialitetit të ushtrisë amerikane, ai nuk përmendi as se ku saktësisht janë vendosur ato. Ky njoftim solli reagimin e ish-presidentit rus Dmitry Medvedev, i cili mbrojti veprimet e Moskës dhe paralajmëroi se ata do reagojnë pas ndonjë sulmi të mundshëm. Pak më vonë, presidenti amerikan u pyet nëse ishte i përgatitur për përdorimin e armëve bërthamore. Ai u përgjigje duke thënë se SHBA është e përgatitur dhe...