No Image Available

Kërcënime terroriste ndaj institucioneve shqiptare, Policia zbulon origjinën e email-ve

Një email me kërcënime për vendosjen e lëndëve shpërthyese dhe kryerjen e sulmeve terroriste është dërguar në disa institucione shtetërore në Shqipëri, përfshirë prokurori, gjykata dhe Kryesinë e Kuvendit. Në mesazhin kërcënues pretendohet se në një ndërtesë është vendosur një mjet shpërthyes me nitrat amoni, ndërsa paralajmërohen edhe sulme të tjera në territorin e vendit. Në përmbajtjen e emailit përmendet gjithashtu vendosja e Sheriatit, ndërsa kërcënimet shoqërohen me referenca fetare. Megjithatë, autenticiteti i mesazhit dhe vërtetësia e pretendimeve të tij nuk janë konfirmuar nga autoritetet. Në një reagim për mediat, Policia e Shtetit bëri me dije se, nga verifikimet paraprake, emaili rezulton të jetë dërguar nga një adresë elektronike që i përket një institucioni arsimor në Arabinë Saudite. Sipas policisë, mënyra e dërgimit të mesazhit...