Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Keni plane për plazh – Ja si do të jetë moti sot
Territori shqiptar do të vijojë nën mbizotërimin e motit të kthjellët, ku më të theksuara kthjellimet do të paraqiten në bregdet dhe zonat e ulëta. Ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të dominohen zonat malore Verilindore – Juglindore. Më të dukshme vranësirat do të jenë në orët e pasdites. Ky stabilitet i atmosferës do të na shoqërojë edhe gjatë natës. Temperaturat e ajrit do të pësojnë rritje në vlerat minimale, por vijojnë konstante maksimalet duke u luhatur nga 10°C vlera minimale e shënuar në qarkun e Dibrës deri në 34°C vlera maksimale e cila pritet në shumë qytete...