Burimi:
Kultplus.com

Foto © Kultplus.com
Këngë malli
Zef Serembe Këngë malli Më rri e pikur me mua nuk di ç’ke,O e së humburës parajsë molla më e mirë,Thuajmë ç’të bëra, i shkreti, që ashtu më le,Sa jetën po e shkoj pa asnjë hir! Oh, sa të mjera shkuan ditët kur fareNuk i pash’ bebzat të qeshnin në ata sy,Që zemrën time e bënin aq krenare,E gjirin ma mbushnin plot me dashuri. Dhe ballin e stolisur rrezesh dielliMë te dritarja jote nuk e pashë,As të bukurën buzë, si lule qielli;Pothuaj më su duke ti, mori vashë. Gjin’ ma mbushi malli e zemrën me zjarr,E trutë seç m’u harbuan...