Kënga “Mora fjalë” hiqet nga interneti, Gjoshi insiston në të drejtën autoriale

Kënga “Mora fjalë” hiqet nga interneti, Gjoshi insiston në të drejtën autoriale

Showbiz E Mërkurë, 23 Shtator 2026 21:14 Kënga më e popullarizuar në shqiptari, “Mora fjalë” është hequr nga të gjitha platformat në internet, pas një kontesti për të drejtat e autorit. Bëhet fjalë për versionin origjinal të saj, që këndohej nga Shkurte Fejza, por që është shkruar dhe kompozuar nga Naim Gjoshi. Është ai që përmes zyrës ligjore “NewWay Consulting”, konfirmoi për KosovaPress se ishte vetë ai i cili e bëri kërkesën ta largojë këngën nga çdo kanal zyrtar. “Në cilësinë e përfaqësuesit ekskluziv të autorit z. Naim Gjoshi për përfaqësimin dhe mbrojtjen ekskluzive të të drejtave të tij mbi tekstet dhe kompozimet, duam të qartësojmë përdoruesit: Çdo vepër e tij që është publikuar apo shpërndarë pa leje në YouTube, Facebook, Instagram, TikTok apo në...