Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Kënga më e vjetër në botë, nga viti 1400 p.e.s.
Në vitet 1950, në Siri zbulohen pllakat e argjilës me shkrim kuneiform (kunjor), por në një gjuhë qëmoti të zhdukur. Fjala është për hurianët apo huritët, që jetuan dhe lulëzuan në Epokën e Bronzit (3300 p.e.s. – 1200 p.e.s.), shkruan Telegrafi. Hurianët kanë jetuar në Anadolli, në Siri dhe në Mesopotaminë veriore. Kultura dhe mitologjia e tyre ka ndikuar te shumë popuj të Lindjes së Afërt, siç kanë ndikuar të tjerët tek ata – për shembull me faktin se nga asirianët adoptuan formën akadiane të shkrimit kuneiform. Gjuha e tyre që futet në grupin indo-arian, zhduket në vitin 1000 p.e.s. Rënia e hurianëve nisi me përmbysjen e Mbretërisë së Mitanit, ku shumë pjesë të saj ndahen mes hititëve dhe asirianëve. Zbulimi i viteve 1950 ishte...