Kënduan “Kosova është Serbi”, arrestime pas festës së Vidovdanit

Kënduan “Kosova është Serbi”, arrestime pas festës së Vidovdanit

Policia e Kosovës ka arrestuar disa persona në përfundim të shënimit të Vidovdanit. Arrestimet erdhën pas thirrjeve nacionaliste nga ana e serbëve. Në Gazimestan ata u dëgjuan duke kënduar këngë nacionaliste dhe duke thirrur “Kosova është Serbi”. Që nga mëngjesi i së shtunës, në oborrin e manastirit të Graçanicës u mblodhën dhjetëra serbë, të cilët shkuan për të marrë pjesë në liturgji me rastin e Vidovdanit. Policia e Kosovës shtoi praninë e saj në Graçanicë dhe në hyrje të kësaj komune mbërritën edhe Njësi Speciale të Policisë së Kosovës. Shumë persona me flamuj serbë nuk u lejuan nga Policia e...
Burimi: Javanews.al