Kemi ngrënë gjellë me krimba, thonin hani ose vdisni!
Tmerret e kampit: Ushqimi me krimba Vajza e Abaz Kupit, Hyrije Kupi, ndërroi jetë kohë më parë në moshën 88 vjeçe. Në një intervistë dhënë vite më parë për “Kujto.al”, ajo ka rrëfyer 51 vitet që ka kaluar në internim gjatë periudhës komuniste në Shqipëri. “Kam ngrënë supë me groshën që ka lënë ushtria italiane apo orizin me krimba kazani sipër. Tani e beson ti? Ne kemi qenë fëmijë edhe jemi rritur në kamp. Unë u martova në kamp”, shprehej mes të tjerash Hyrije Kupi. Rrëfimi i plotë: Nuk mund ta them tamam ashtu se më duket sikur nuk e besojnë të tjerët. Unë do ta them se atë kam jetuar vetë që kam ngrënë supë me groshën që ka lënë ushtria italiane apo orizin me krimba...
Burimi:
kultplus.com