“Kemi lindur dhe do mbetemi parti proteste”- Berisha: Teza se qeveria dhe opozita janë njësoj synon të zbehë përgjegjësinë e pushtetit!
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, deklaroi se krahasimi mes qeverisë dhe opozitës dëmton demokracinë, pasi sipas tij synon të relativizojë përgjegjësinë e pushtetit për korrupsionin dhe të dekurajojë qytetarët nga pjesëmarrja në zgjedhje. Gjatë mbledhjes së grupit parlamentar të PD-së, Berisha u shpreh se teza se “dy partitë janë njëlloj” është një mesazh që, sipas tij, synon të godasë besimin e qytetarëve te vota dhe ndryshimi politik. “Teza më antishqiptare, më antidemokratike ishte teza se dy partitë janë njëlloj. Nuk ka mashtrim më të madh sesa të krahasosh të pakrahasueshmet”, deklaroi Berisha. Lideri i opozitës argumentoi se qeveria administron fondet publike dhe mban përgjegjësi për mënyrën se si ato përdoren, ndërsa opozita ka detyrë të kontrollojë, denoncojë dhe të ofrojë alternativa politike. “A mund...
Burimi:
javanews.al