Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
“Kemi gjetur një blerës për TikTok”, Trump: Në dy javët e ardhshme do zbuloj më shumë detaje
A ka gjetur më në fund qeveria amerikane një rrugëdalje nga “gjemba” TikTok? Presidenti amerikan, Donald Trump i cili e shtyu mbylljen e aplikacionit me qëllim që “të gjente një grup të aftë për ta marrë nën kontrolli”, njoftoi se kishte gjetur një blerës për gjigantin e mediave sociale. “Kemi një blerës për TikTok”, tha sot Presidenti i SHBA-së Donald Trump në një intervistë me kanalin Fox News. “Është një grup njerëzish shumë të pasur”, tha ai. Edhe pse nuk dha detaje të mëtejshme mbi këtë çështje, ai u premtoi shikuesve se do të zbulonin më shumë “brenda dy javësh”....