Këmbanat e alarmit në Ballkan
Zhvillimet e fundit në Ballkan duhet të shërbejnë si një kambanë alarmi për Europën, duke pasur parasysh rrezikun që provokimet nacionaliste në një vend të përhapen edhe në pjesë të tjera të rajonit. Zgjedhjet e shumta që do të zhvillohen muajin e ardhshëm rrisin rrezikun e një rrëshqitjeje të rrezikshme drejt destabilitetit politik. Nga Carl Bildt, Project Syndicate Politikat miope po rikethehen sërish në Ballkan. Funerali gjysmëzyrtar i këtij muaji në Beograd për kriminelin e dënuar të luftës Ratko Mladić, të cilin shumë serbë të Bosnjës vazhdojnë ta nderojnë, ka rikthyer traumat e së shkuarës dhe ka ndezur sërish tensionet nacionaliste. Marrëdhëniet diplomatike mes Serbisë dhe Bosnjës po përkeqësohen, duke shtuar edhe më shumë pikëpyetjet mbi procesin tashmë gjysmë të bllokuar të anëtarësimit të Serbisë...
Burimi:
javanews.al