Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

Kellogg dhe Zelensky bisedojnë për blerjen e armëve për Ukrainën

I dërguari i posaçëm amerikan për Ukrainën, Keith Kellogg, u takua të hënën në Kiev me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, për të biseduar rreth mbështetjes ushtarake për Ukrainën. Takimi i tyre ndodhi midis sulmeve të pareshtura ruse dhe në prag të një “njoftimi të rëndëshishëm” që presidenti amerikan, Donald Trump, ka premtuar se do të bëjë në lidhje me qasjen e Uashingtonit ndaj Rusisë. “Biseduam për rrugën drejt paqes dhe çfarë mund të bëjmë së bashku më saktësisht për të ardhur më afër paqes. Kjo përfshin forcimin e mbrojtjes ajrore të Ukrainës, prodhimin dhe blerjen e përbashkët të armëve mbrojtëse...
Burimi: Top-Channel.tv