Këlliçi: Spiropali të bashkëpunojë me drejtësinë, të tregojë faktet për shantazhet e Ballukut

Këlliçi: Spiropali të bashkëpunojë me drejtësinë, të tregojë faktet për shantazhet e Ballukut

Në një reagim në rrjete sociale, Nënkryetari i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi, ka reaguar pas deklaratave të Elisa Spiropalit në Kuvend, duke i kërkuar asaj të bashkëpunojë me drejtësinë dhe të bëjë publike faktet që, sipas tij, disponon për shantazhet e pretenduara nga Belinda Balluku ndaj kundërshtarëve politikë gjatë zgjedhjeve të vitit 2025. Këlliçi e cilëson denoncimin e Spiropalit si një zhvillim që nxjerr në pah përplasjet e brendshme në mazhorancë, ndërsa akuzon pushtetin e Edi Ramës për abuzim dhe lidhje me grupe kriminale. “Nëse ajo dëshiron të japë më shumë kontribut për shoqërinë, mund të bashkëpunojë me drejtësinë”, shkruan Këlliçi, duke theksuar se Spiropali duhet të tregojë çfarë di për presionet e pretenduara brenda dhe jashtë Partisë Socialiste. Postimi i plotë: Kur Elisa denoncon...