‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

‘Keep Calm and Carry On’, nga poster i harruar, në ikonë kulturore të shekullit 21

Në pranverën e vitit 2000, në një kuti pluhurosur në librarinë Barter Books në Alnwick, Angli, u zbulua një poster i harruar i Luftës së Dytë Botërore me mesazhin: “Keep Calm and Carry On”. Asokohe askush nuk e dinte se ky slogan do të bëhej një ndër shprehjet më të përhapura dhe të transformuara të kohëve moderne. Posteri ishte krijuar në vitin 1939 nga Ministria Britanike e Informacionit për të ngritur moralin publik në rast sulmesh ajrore. Ndryshe nga dy posterët e tjerë të serisë, që u shpërndanë gjerësisht, ky kurrë nuk u publikua zyrtarisht dhe shumica e kopjeve u shkatërruan për të kursyer letër. Vetëm disa mbijetuan, përfshirë atë që u gjet në librari. Stuart dhe Mary Manley, pronarët e librarisë, vendosën ta varin...