Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim

Kedhi: Rama dërgoi policinë kundër selisë së PD-së, me demokratët i bëri llogaritë gabim

Nënkryetari i Partisë Demokratike, Nikola Kedhi, ka akuzuar Policinë e Shtetit për sulmin ndaj selisë së Partisë Demokratike mbrëmjen e sotme. Në reagimin e tij, Kedhi mohon  se protestuesit kanë sulmuar, duke deklaruar se ndërhyrja e policisë u krye pa asnjë provokim apo shkak. Ai akuzon Edi Ramën se, pas dështimit të një projekti për sulmin ndaj selisë me persona të infiltruar në protestë, ka dërguar efektivët e policisë për të sulmuar godinën. ‘Me demokratët i ka bërë llogaritë gabim’, shprehet Kedhi, duke theksuar se demokratët, studentët dhe qytetarët shqiptarë do të vijojnë qëndresën kundër qeverisë. Reagimi i nënkryetarit të PD, Nikola Kedhi: Sot në mbrëmje, narkopolicia ka sulmuar në mënyrë barbare shtëpinë e demokratëve. E përsëris, nuk ka pasur asnjë sulm nga protestuesit, siç...