KE: Takimi von der Leyen-Vuçiç, spontan dhe i shkurtër
Takimi mes presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe presidentes së Komisionit Evropian (KE), Ursula von der Leyen, ishte spontan dhe nuk ishte planifikuar paraprakisht, thanë zyrtarë të KE-së. “Ata u takuan rastësisht dhe shkurtimisht në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ishte një takim spontan, një nga rastet shumë të rralla të tilla, ndaj mendoj se nuk kemi asgjë për të shtuar përveç asaj që thashë më herët. Takimi ishte shumë i shkurtër, spontan dhe asgjë më shumë se kaq”, tha në një konferencë për media zëdhënësja e KE-së, Ariana Podesta. Presidenti i Serbisë publikoi në llogarinë e tij në Instagram një fotografi ku shihet duke i dhënë dorën von der Leyenit dhe tha se gjatë bisedës së shkurtër i shprehu “mirënjohje...
Burimi:
syri.net