‘KAYO, në shkelje të Kushtetutës e direktivave të BE’, Bozdo: Skemë e mirëmenduar nga Rama
Deputeti i PD, Eno Bozdo ka ngritur disa prej shqetësimeve, serioze siç thotë ai, të shoqërisë KAYO, në fushën e sigurisë dhe aktivitetit të saj. Gjatë një interviste për edicionin e pasdites në Syri Tv, Bozdo tha se Kayo ka deleguar kompetencat e saj shtetërore në 5 shoqëri ‘bija’ të saj private, jashtë fushës së veprimit të KLSH, auditit të brendshëm, ligjit të prokurimeve publike dhe menaxhimit financiar. Sipas Bozdos, janë tre ligje të cilat kontrollojnë fondet publike, por që në rastin e ‘KAYO’ nuk kanë fushë veprimi, duke mohuar kështu edhe të drejtën e garës. Ndër të tjera Bozdo shprehet se nën emrin e sekretit ushtarak çdo gjë ndodh jashtë syrit të publikut, pasi asnjë institucion shtetëror nuk vepron dot. ‘Po flasim për qindar...
Burimi:
syri.net