Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Kavaja sërish “blu”, por Qosja ‘zhgënjen’ Berishën: Gati të bashkëpunojmë me qeverinë e majtë
👁11007
Në zgjedhjet parlamentare të këtij viti, që i dhanë fitore të thellë Partisë Socialiste, Kavaja ishte ndër të paktat bashki ku festoheshin fishekzjarrë nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore. Bastion historik i së djathtës, por që vitet e fundit kishte ndëshkuar lidershipin e PD-së me votë proteste në mbështetje të së majtës, bashkia me 62.890 votues u rikthye në origjinë. Pas fitores së bashkisë në vitin 2023, Kavaja i dha edhe një herë besimin demokratëve për Kuvendin e Shqipërisë. Me 10.626 vota ose 53.75 për qind, Partia Demokratike dhe Aleanca për Shqipërinë Madhështore mundën socialistët me një diferencë...