Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Katy Perry ndal koncertin për fansen që humbi ndjenjat në krahët e saj

Një moment shumë emocional ndodhi gjatë koncertit të fundit të Katy Perry në Detroit, ku një fanse e vogël, McKenna, humbi ndjenjat sapo u ngjit në skenë për të kënduar me idhullin e saj. Perry e ftoi nga shkallët më të larta të arenës, por emocionet ishin shumë të forta për vajzën, e cila u rrëzua në tokë para se kënga “The One That Got Away” të niste. Reagimi i këngëtares ishte prekës: ajo u ul pranë McKennës dhe i qëndroi afër deri në ardhjen e ndihmës. “O Zot, lutemi për McKennën, që ajo të rikthehet më e fortë se kurrë”, u lut Katy në skenë, përpara se të siguronte publikun se vajza ishte jashtë rrezikut. Ky nuk ishte incidenti i vetëm i muajit për...