Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

Katërshja që ka sunduar Shqipërinë në një shekull e ca

Nga Lorenc Vangjeli Me gjasë askush tjetër si Edi Rama nuk ka qenë aq i qartë në rrugën drejt pushtetit. Vetëm Ahmet Zogu, Enver Hoxha dhe Sali Berisha përbëjnë trinomin tjetër aspak të shenjtë të shqiptarëve me këtë lloj fiksimi, huqi e vesi kaq të madh ndaj pushtetit në Shqipërinë e postpavarsisë. Sa të ndryshëm, aq edhe të ngjashëm në jetëshkrim, të përbashkëtat e tyre shënjojnë narcizizmin ekstrem, egoizmin e thellë, karizmën e errët, superkontrollin mbi qendrat e tjera të pushtetit, paranojat e pashmangshme dhe mungesën e empatisë. Dhe mbi të gjitha, ata kanë ndarë mes vedit, vetminë e pafundme. Në epilog të karrierës së tyre ata kanë qenë plotësisht të vetmuar. Pa miq ideologjike, por me një shtresë servilësh kokëboshë, të braktisur nga miqtë...