Katër artistë shqiptarë në “Platforms Project 2026” në Athinë
Shqipëria përfaqësohet në edicionin e vitit 2026 të “Platforms Project”, eventit ndërkombëtar të artit bashkëkohor që zhvillohet në Athinë, përmes platformës artistike Satellite Zone. Kolektivi i artistëve të rinj shqiptarë po përfaqëson Shqipërinë në Platforms Project 2026 me In Movement, një ekspozitë që eksploron lëvizjen si forcë që frymëzon mirëkuptim, transformim dhe dialog. Katër artistët shqiptarë janë: Kristanja Çene, Inda Sela, Ildi Stafaj dhe Kessy Buqeza. Pjesëmarrja e tyre është e regjistruar në programin zyrtar të Platform Project përmes platformës Satellite Zone, e cila përfaqëson Shqipërinë. Platforms Project 2026 zhvillohet më 17–20 shtator 2026, në Tobacco Factory – Hellenic Parliament, në Athinë. Eventi mbledh platforma artistike dhe artistë nga vende të ndryshme, duke sjellë një program me ekspozita dhe aktivitete të artit bashkëkohor. Pjesëmarrja e...
Burimi:
kultplus.com