Kategoria e Parë, renditja/ Iliria arratiset në vendin e parë për Superioren, gabimi i madh i Besës
Java e radhës në Kategorinë e Parë ka dhuruar rezultate interesante, me disa prej skuadrave pretendente që kanë lënë pikë të rëndësishme. Zhgënjimi më i madh vjen nga Besa, e cila nuk arriti të përmbushi pritshmëritë. Pogradeci arriti të fitonte 1-0 ndaj Besëlidhjes. Goli vendimtar u shënua nga Çinuendu në minutën e 54-t, duke i dhënë tri pikë me shumë vlerë liqenorëve. Ndërkohë, Besa nuk shkoi përtej barazimit 1-1 ndaj Burrelit. Xhabrahimi kaloi miqtë në avantazh në minutën e 76-të, por Spahiu barazoi nga pika e bardhë në minutën e 80-të. Fitore të rëndësishme regjistruan Iliria, Kukësi dhe Bylisi. Iliria mposhti 1-0 Orikun me golin e Darnel Kithambos, ndërsa Kukësi triumfoi 2-0 ndaj Sopotit me rrjetat e Silvës dhe Bespallovit. Spektakël pati në sfidën Bylis-Kastrioti,...
Burimi:
sportekspres.com