Kategoria e Parë/Mbyllen ndeshjet e javës së 31, Skënderbeu e Laçi sigurojnë ngjitjen në Superiore

Kategoria e Parë/Mbyllen ndeshjet e javës së 31, Skënderbeu e Laçi sigurojnë ngjitjen në Superiore

Skënderbeu dhe Laçi sezonin e ardhshëm do të luajnë në Kategorinë Superiore. Ky është verdikti i dhënë nga ndeshjet e javës së 31 të Kategorisë së Parë që u zhvilluan këtë të dielë me të dyja këto skuadra që i fituan ndeshjet e tyre respektive. Skënderbeu mori një fitore të lehtë në Korçë teksa mposhti Kastriotin me rezultatin 4-0 falë golave të Nasr, dy herë, Janaqit dhe autogolit të Gjinollarit. Ndërsa Laçi arriti të mundë në ndeshjen direkt rivalët e Pogradecit me rezultatin 2-0 në një ndeshje ku u panë 3 kartonë të kuq, 2 për Pogradecin dhe 1 për Laçin, ndërkohë që golat për kurbinasit u shënuan nga Bibo dhe Jiakponna. Për Pogradecin Zguro kishte humbur një penallti. Po kështu një sukses jashtë fushe...