Katastrofa natyrore në Paqësor, valët e cunamit godasin Kaliforninë dhe Hawaiin pas tërmetit masiv në Rusi

Katastrofa natyrore në Paqësor, valët e cunamit godasin Kaliforninë dhe Hawaiin pas tërmetit masiv në Rusi

Një tërmet me magnitudë 8.8 ballë, një nga më të fuqishmit e regjistruar ndonjëherë, ka goditur lindjen e largët të Rusisë, duke shkaktuar një cunami. Tërmeti i fuqishëm deri më tani ka shkaktuar cunami në Rusi, Japoni, Alaska, Hawaii, Kaliforni dhe shtete të tjera të SHBA-së, ndërsa paralajmërime janë lëshuar edhe për vende të tjera, përfshirë Kilin, Kosta Rikën, Polinezinë Franceze dhe Kinën. Në qytetin rus Severo-Kurilsk, në pjesën veriore të Ishujve Kuril, valët e cunamit arritën më shumë se 3 metra, me valën më të fortë që arriti në 5 metra. Ujërat e përmbytjes mbuluan disa ndërtesa dhe në...