Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katastrofa e “Bayesian” numëron viktimën e tetë, zhytësi holandez vdes pas përpjekjeve për gjetjen e superjahtit të mbytur në brigjet e Italisë
👁6375
Një aksident tragjik ka ndodhur këtë pasdite në Porticello, ku një zhytës holandez 39-vjeçar, Robcornelis Maria Huijben Uiben, humbi jetën gjatë operacioneve përgatitore për nxjerrjen e jahtit luksoz “Bayesian”, i cili u mbyt më 19 gusht të vitit të kaluar, duke marrë jetën e 7 personave. Sipas raportimeve paraprake, nuk janë konstatuar lëndime apo shenja djegieje në trupin e viktimës, ndërsa dyshohet se ai mund të jetë sëmurë gjatë zhytjes në ujë, në thellësinë rreth 50 metra. Zhytësi ishte pjesë e një ekipi teknik të kompanisë TMC Marine dhe po punonte në trupin e jahtit të fundosur, në një nga...