Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Katari reagon pas sulmit iranian në bazën amerikane në Doha: Nuk ka viktima, sipas ligjit ndërkombëtar mund të përgjigjemi
Katari ka reaguar pas sulmit iranian ndaj bazës amerikane në Doha, dukë thënë se nuk ka viktima. Sipas SkyNews, Katari tha se shteti i tyre rezervon të drejtën për t’u përgjigjur drejtpërdrejt dhe në përputhje me ligjin ndërkombëtar. “Jemi të sigurt se mbrojtja ajrore e Katarit e pengoi sulmin dhe i ka kapur me sukses raketat iraniane”, thotë deklarata e Katarit. Sakaq, ata lajmëruan se, një tjetër deklaratë që sqaron rrethanat e sulmit do të lëshohet më vonë nga Ministria e Mbrojtjes. Top Channel