Katari: Netanyahu, pengesa më e madhe për përparimin e planit të paqes në Gazë
Kryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, Sheiku Mohammed bin Abdulrahman Al-Thani, ka akuzuar drejtpërdrejt kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu dhe qeverinë e tij se janë bërë pengesa kryesore për zbatimin e planit të paqes për Gazën, i mbështetur nga Shtetet e Bashkuara. Në një intervistë për rrjetin televiziv CNN, kreu i diplomacisë deklaroi se qeveria izraelite po kryen shkelje të vazhdueshme që po dëmtojnë përpjekjet ndërmjetësuese. “Kemi një listë të gjatë shkeljesh që, fatkeqësisht, qeveria e Netanyahut po kryen. Parimisht, kemi parë se ai është pengesa më e madhe aktualisht në përparimin e këtij plani paqjeje, ndërsa të gjithë ndërmjetësit po punojnë shumë për t’u siguruar që kjo marrëveshje të respektohet,” u shpreh Al-Thani. Gjatë fjalës së tij, kryeministri i Katarit hodhi poshtë...
Burimi:
javanews.al