Katar: Synojmë uljen graduale të tensioneve në Lindjen e Mesme, prioritet mbetet Hormuzi

Katar: Synojmë uljen graduale të tensioneve në Lindjen e Mesme, prioritet mbetet Hormuzi

Katari po përqendron përpjekjet e tij në uljen graduale të tensioneve në Lindjen e Mesme, dhe jo në përfundimin e menjëhershëm të konfliktit, deklaroi të hënën zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit, Majed al-Ansari. Në një intervistë për CNN, al-Ansari tha se një nga prioritetet kryesore të Dohas është që Ngushtica e Hormuzit të mbetet e hapur, duke paralajmëruar për pasojat e mundshme ekonomike të çdo ndërprerjeje të lundrimit në këtë zonë strategjike. Sipas tij, Katari synon gjithashtu të kufizojë presionin ekonomik mbi vendet e rajonit dhe të parandalojë një përshkallëzim të mëtejshëm ushtarak, përfshirë sulme të reja ndaj Iranit dhe në zonën e Gjirit Persik. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Katarit theksoi se konflikti në Lindjen e Mesme mund të zgjidhet vetëm...