Katalogu i  Ozzy Osbourne rikthehet në klasifikimet muzikore britanike

Katalogu i  Ozzy Osbourne rikthehet në klasifikimet muzikore britanike

Katalogu muzikor i Ozzy Osbourne dhe grupit të tij “Black Sabbath“ është ngjitur ndjeshëm në klasifikimet muzikore të Britanisë pas vdekjes  tre ditë më parë  të yllit të rrymës muzikore  “Heavy Metal”. Kënga e famshme e Black Sabbath, “Paranoid”, e cila arriti vendin e katërt në vitin 1970, është rikthyer në Top 40 (në vendin e 32-të) për herë të parë pas gati 45 vitesh, njoftoi “Official Charts Company”. “The Ultimate Collection” i “Black Sabbath” është rikthyer në klasifikimin e albumeve, duke u ngjitur me 129 pozicione në vendin e 22-të. Është njëra nga gjashtë daljet muzikore të Black Sabbath...