KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

KAS vendos të rinumërojë votat në qarkun e Fierit

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapen kutitë e votimit për të gjithë qarkun e Fierit. Vendimi u mor nga dy anëtaret e këtij organi, Ledio Braho dhe Elvis Çefa. Sips vendimit u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët. “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të kqyri të gjitha kutitë e votimit për qarkun Fier për subjektet politike dhe kandidatët për votat brenda vendet”, thekson KAS. Kujtojmë se i njëjti vendim është marrë edhe për qarkun e Tiranës pak ditë më parë.
Burimi: Opinion.al