KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të Fierit, rinumërim votash për partitë & kandidatët

KAS vendos hapjen e të gjitha kutive të Fierit, rinumërim votash për partitë & kandidatët

Komisioni i Ankimeve dhe Sanksioneve ka vendosur që të hapen kutitë e votimit për të gjithë qarkun e Fierit. Me vendim të dy anëtareve të këtij organi, Ledio Braho dhe Elvis Çefa,u caktua të hapen të gjitha kutitë e qarkut të Fierit për subjektet politike dhe për kandidatët. “Me kërkesë të dy anëtarëve të KAS, i kërkohet administratës që të kqyri të gjitha kutitë e votimit për qarkun Fier për subjektet politike dhe kandidatët për votat brenda vendet”, thekson KAS. Kujtojmë se më herët KAS ka marrë të njëjtin vendim edhe për qarkun e Tiranës.
Burimi: Javanews.al