KAS legjitimon kërkesën e kandidatëve të PD, rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës

KAS legjitimon kërkesën e kandidatëve të PD, rinumërim votash në Tiranë dhe Durrës

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) ka legjitimuar në dhomë këshillimi kërkesën e dy kandidatëve të Partisë Demokratike, Asllan Dogjani dhe Aulon Kalaja, të cilët kërkuan rinumërimin e votave në qarqet Tiranë dhe Durrës. Vendimi i KAS vjen pas pretendimeve të kandidatëve për parregullsi në procesin e numërimit të votave, të cilat, sipas tyre, kanë ndikuar në rezultatin përfundimtar. Top Channel
Burimi: Top-Channel.tv