Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
KAS kërkon t’i verë kapak krimit zgjedhor, rrëzon kërkesën e PD për Kukësin
👁3688
Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) vendosi sot të pranojë 3 nga 5 kërkesat e paraqitura nga Partia Demokratike (PD) lidhur me ankimimin për zgjedhjet parlamentare në qarkun Kukës, të mbajtura më 11 maj, duke i vendosur kapak krimit zgjedhor. Koalicioni PD – Aleanca për Shqipërinë Madhështore kërkoi kundërshtimin e tabelës përmbledhëse të rezultateve të votimit në Kukës dhe anulimin e zgjedhjeve në këtë qark, me kërkesën për përsëritjen e tyre. Relatori i çështjes në KAS, Ilirjan Rusmali, njoftoi se kërkesa u pranua për sa i përket shqyrtimit të të dhënave të DHL për votat e diasporës në Greqi dhe...