KAS kërkon kallëzim penal për anëtarët e grupeve të numërimit: Dyshime për tjetërsim votash

KAS kërkon kallëzim penal për anëtarët e grupeve të numërimit: Dyshime për tjetërsim votash

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve (KAS) i ka kërkuar Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashit, të nisë procedurat për kallëzim penal në prokurori ndaj anëtarëve të grupeve të numërimit të partive politike në qarqet ku u krye rinumërimi i votave. Kjo kërkesë vjen pas konstatimit të mospërputhjeve të theksuara midis tabelave të rezultateve dhe gjendjes reale të fletëve të votimit. Sipas KAS, gjatë procesit të rinumërimit dhe rivlerësimit të votave, janë zbuluar diferenca të konsiderueshme mes rezultateve të miratuara nga Komisionet Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ) dhe gjendjes faktike të fletëve të votimit në kuti. Këto mospërputhje, në disa raste,...