Burimi:
Inforculture.info

Foto © Inforculture.info
Karl Topia, historia e princit shqiptar me gjak francez Nga LUAN RAMA
Nga LUAN RAMA Një nga tregimet më interesante, aq sa duket dhe si legjendë, dhe që lidh anzhuinët me shqiptarët është dhe ajo e Tanush Topias, “Comte de Durrës” dhe lidhjes së tij me Helenën franceze, bijë e familjes mbretërore d’Anjou.Këtë histori na e përmend dhe albonologu i njohur, bizantologu Alain Ducellier, i cili duket se e beson si të vërtetë dhe që ashtu duhet të jetë besoj, meqë emblema e Topiajve e vërteton këtë. Tanushi e kishte parë Helenën për herë të parë në kështjellën e Durrësit, kur ajo kishte ardhur me një anije, vetëm sa për të kaluar një mbrëmje, gjersa furtuna në det të pushonte dhe për t’u nisur pastaj brigjeve të Greqisë, ku e priste i fejuari i saj frëng, princ i...